Ky është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

54 mijë e 839 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit, kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.

Lajme

15/01/2021 08:08

Nga raporti i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 1 mijë e 392 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me SARS CoV2.

Ndërkohë që në vend janë 5 mijë e 401 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Lajmi.net/