Ky është numri i Hummels në fanellë te Bayerni (FOTO)

Bayern Munich i ka uruar mirëseardhje mbrojtësit gjerman, Mats Hummels.

Sport

24/07/2016 13:20

Mats Hummels do të luajë për Bayern Munichun nga sezoni i ri, pas transferimit nga Borussia Dortmundi.

Kampioni i Gjermanisë i ka uruar mirëseardhje qendërmbrojtësit, duke e zbuluar se ai do ta mbajë fanellën me numrin 5, përcjell Lajmi.net.

Këtë numër edicionin e kaluar e kishte mbajtur Mehdi Benatia që iu bashkua Juventusit.