Ky është një nga propozimet për himn pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Para se të shpallej Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008, kishte dal konkursi për himnin shtetëror

Lajme
Gazetari Bajram Mjeku ka qenë njëri nga 134 propozuesit dhe pas tetë vitesh ka bërë publike himnin që e ka shkruar vet, transmeton lajmi.net
Ja çfarë thotë Mjeku dhe himni që e ka shkruar:
Himni për Nënën Kosovë!
Për për herë të parë publikoj tekstin e himnit për Nënën Kosovë, si refuzim ndaj atyre që nuk e ndjejnë për nënë. Me këtë tekst pata konkuruar në konkursin e rrejshëm të shpallur nga Parlamenti i Kosovës, kur fituam flamurin por jo himnin.
Tetë vjet më vonë shoh se flamurin e Kosovës e kam imagjinuar me shkabën dykrenare, i bindur se duhet të ketë veç ndonjë dallim të vogël nga flamuri kombëtar.
Himni i Kosovës
Dorën në zemër, vështrimin mbi flamur
Shqipja shtrinë krahët cep më cep atdheut
O sot betohemi të bashkuar o kurrë
Mbi gjakun dhe shpatën e Skënderbeut.
Komb me tri fe jemi besojmë në një Zot
Flijohemi gjithmonë për nënën Dardani
Kushtrim i djalërisë kur tundon Kosovën
Biejmë si Feniksi e ringjallemi përsëri.
Mblidhuni këtu në sheshin e lirisë
Dardanë të lirë që stuhia kurrë s’ju tund
Rreth shkabës dykrenare betohuni të gjithë
Për fe e atdhe, për komb dhe për kult.
Dorën në zemër vështrimin mbi flamur
Të pyesim veten, çfarë bëjmë për atdheun
Në themele të tij ta vëmë nga një gur
Bijë të Nënë Terezës, nipër të Skënderbeut.