Ky është mjeku që vdiq në një aksident trafiku në Sllatinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Viktima e këtij aksidenti është gjinekologu drenicas Dr. Jakup Dobranja. Për vdekjen e tij kanë informuar edhe familjarët e të ndjerit. Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. “Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku…

Lajme

14/05/2024 16:43

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.

Viktima e këtij aksidenti është gjinekologu drenicas Dr. Jakup Dobranja.

Për vdekjen e tij kanë informuar edhe familjarët e të ndjerit.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Sot, në mesditë është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në Rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ekipi mjekësor dhe prokurori kompetent, përderisa trupi i pajetë është dërguar në IML”, ka thënë ai.