Ky është legjionari shqiptar që vdiq në Alpet franceze (Foto)

Vdekja e tij në ngjarjen e ndodhur në Alpet Franceze është mësuar mbrëmjen e së martës. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Dibra, Denis Halili, i cili ishte bërë pjesë e një kampi legjionarësh të huaj që stërviten për llogari të ushtrisë franceze. Ai ishte pjesë e një grupi prej 50 ushtarësh të cilët po stërviteshin në afërsi të qendrës së skive në Valfrez, pak kilometra larg nga kufiri me Italinë.

Lajme

20/01/2016 14:26

Viktimat e tjera të moshës 21-23 vjeç janë: një francez, një italian, një moldav dhe nga Nepali. Denis Halili, lindur në Dibër, iu bashkua radhëve në Legjionin të Huaj gjashtë muaj më parë.

“Denis Halili nënshkroi një kontratë 5-vjeçare më 17 qershor 2015 dhe bëri trajnimin e tij fillestar në Regjimentin e 4-t të Jashtëm në Castelnaudary, ku u dallua për profesionalizmin e tij. Ai zgjodhi për t’iu bashkuar Regjimentit të 2-të të Huaj të trupave xheniere në Saint Christol, 29 tetor 2015. Denisi ishte i ri, dhe ende nuk kishte krijuar një familje”, thuhet në deklaratën e Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

1 2 3 4