Ky është kosovari i arrestuar për plagosjen në Gjermani

Një kosovar është arrestuar në Gjermani, në lidhje me plagosjen e tre personave- përfshirë këtu edhe një fëmijë 11 vjeç. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt. Viktimat janë një burë 29 vjeçar që është plagosur rëndë, kurse një tjetër 47 vjeçar dhe një vajzë 11 vjeç- të cilët…

Lajme

20/05/2025 10:15

Një kosovar është arrestuar në Gjermani, në lidhje me plagosjen e tre personave- përfshirë këtu edhe një fëmijë 11 vjeç.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur përpara një ndërtese banimi në Halle, në Saksoni-Anhalt.

Viktimat janë një burë 29 vjeçar që është plagosur rëndë, kurse një tjetër 47 vjeçar dhe një vajzë 11 vjeç- të cilët pësuan lëndime të lehta me thikë.

Bild veçse ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit nga Kosova.

Zyra e prokurorit publik të Halle, ka bërë të ditur se 46 vjeçari është liruar nga paraburgimi të hënën pasdite.

“Bazuar në rezultatet e hetimit deri më tani, nuk ka më dyshime të forta për një tentativë vrasjeje”, tha prokurori Dennis Cernota, raporton Bild./Lajmi.net/