Ky është i dyshuari për sulmin në Banjskë që u kap në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është…

Lajme

17/04/2026 21:53

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është Stefan Raduloviq.

Postimi:

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri./Lajmi.net/