Ky është filmi që nuk do ta shohim kurrë! (FOTO)
John Malkovich ka bërë një veprim të guximshëm.
ShowBiz
Ka filma që marrin vite kohë për t’u realizuar, por gjithmonë dëshira e krijuesve të filmave është që produksioni të përfundojë sa më shpejtë që të jenë të gatshëm të shfaqin filmin.
Por, ky nuk është rasti me filmin e aktorit John Mlakovich. Ai ka gati një film, por që nuk do të shfaqet edhe pë 100 vite tjera, përcjellë lajmi.net.
Në fakt, data e lansimit të filmit, i cili për tani njihet si “100 Years – The movie you will never see“(100 vite – filmi që nuk do ta shihni asnjëherë), është 25 nëntori i vitit 2115.
Titulli origjinial i filmit, ashtu si edhe përmbajtja, po mbahen sekret deri në datën e publikimit.
Skenarin e ka shkruar Malkovich, i cili edhe do të aktrojë, ndërsa regjisori i filmit është Robert Rodriguez.
Filmi është bërë për një gjeneratë komplet tjetër, ndërsa askush nga ne nuk do të dijë asgjë për të! /lajmi.net

![]()

