Ky është filmi që është duke i thyer të gjitha rekordet për vetëm 1 javë

Netflix ka zbuluar se filmi më i ri “The IrishMan” me Rober De Niro, është shikuar 26.4 milionë herë në platformën e tyre.

Fun

11/12/2019 15:47

Shifra e saktë është 26.404.081, edhe pse filmi zgjatë 3 orë.

Shefi i përmbajtjes së Netflix, Ted Sarandos tha se brenda një muaji ky film do të i arrij deri në 40 milionë shikime, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Ajo se çfarë është e mahnitshme për këtë gjë është se, kur e mendon se sa shumë gjëra njerëzit mund të bëjnë në platformë apo internet dhe ata zgjedhin të shikojnë një film, dhe ky film është ‘The Irishman”- tha Sarandos.

Filmi i cili zgjatë më shumë se 3 orë, është shikuar vetëm brenda një jave 26 milionë herë, dhe Netflix ka raportuar se 1 në 5 persona kanë shikuar filmin deri në fund.

Nëse shifrat e kësaj platforme janë të sakta, atëherë kjo do ta bënte ‘The Irishman”, një nga pretedentët potencial për Oskarin e këtij viti.