Ky është asamblisti më i votuar në Vushtrri (Foto)

Ndonëse për shumëkënd mund të jetë ende i panjohur, ai në Vushtrrinë e vogël ka arritur të marrë vota pothuajse sa asamblistët më të votuar në komunat e mëdha.

Lajme

08/11/2017 22:36

Më herët ishte raportuar se Rrezarta Krasniqi e LDK-së është asamblistja më e votuar në Vushtrri, por pas certifikimit të rezultateve del se Shpetim Zhegrova i PDK-së ka dyfish më shumë vota se ajo, transmeton Indeksonline.

Madje, Zhegrova ka arritur të grumbullojë vota në Vushtrri po aq sa kanë mbledhur asamblistët më të votuarit në komunat e mëdha.

Duke përjashtuar bartësit e listave tek të cilët shkojnë votat e partisë, nëse krahasohen votat e asamblistëve të subjekteve politike në Vushtrri, atëherë Shpetim Zhegrova prin bindshëm si më i votuari në këtë komunë.

Ai ka arritur të grumbullojë gjithsej 893 vota, kurse pas si asamblistë më të votuar në subjektet e tyre politike ka lënë Rrezarta Krasniqin e LDK-së me gjithsej 438 vota, Mehdi Bejtullahun e Vetëvendosjes me gjithsej 375 vota, Fakete Dushin e AKR-së me 184 vota, Gazmend Zabërgjën e Nismës me 173 vota, Berat Asllanin e AAK-së me 161 vota dhe Sadije Bajgorën e Lëvizjes për Bashkim me 121 vota.