Ky është 44 vjeçari që vdiq sot nga shpërthimi në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot në Pejë, i mori jetën një punëtori në pompën e derivateve “Delta Group” në Pejë. Shpërthimi i një cisterne ishte vdekjeprurëse për 44 vjeçarin, Visar Muriqi. Shpërthimi si fillim u konfirmua nga Policia e Kosovës, derisa më vonë Prokuroria konfirmoi edhe vdekjen e Muriqit. “Rreth orës 09:14 policia…

Lajme

11/10/2024 13:05

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot në Pejë, i mori jetën një punëtori në pompën e derivateve “Delta Group” në Pejë.

Shpërthimi i një cisterne ishte vdekjeprurëse për 44 vjeçarin, Visar Muriqi.

Shpërthimi si fillim u konfirmua nga Policia e Kosovës, derisa më vonë Prokuroria konfirmoi edhe vdekjen e Muriqit.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Si shkak i këtij shpërthimi është edhe një person i lënduar.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, ka thënë ai./Lajmi.net/