Ky do të jetë moti gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike. Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara. “Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të…

Lajme

10/11/2025 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira,” thuhet në njoftim.

Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor, me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.

Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale: 5-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: Kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-7 m/s

E martë

Moti i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-8 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: Nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 0-3 °C
Temperaturat maksimale: 9-12 °C
Era: Kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s

E enjte

Moti me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale: -1 deri 2 °C
Temperaturat maksimale: 9-13 °C
Era: Nga juglindja, 1-4 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: -2 deri 0 °C
Temperaturat maksimale: 10-13 °C
Era: E lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.