Ky djalosh 5 vjeçar është mashkulli më romantik që keni parë

Kush ka thënë se romanca ka vdekur? Ky djalosh 5 vjeçar kishte kursyer të gjitha paratë e tij të ditëlindjes, që të ketë një takim të mrekullueshëm me mikeshën e tij më të mirë.

Fun

15/06/2016 05:51

Freddie Gibson, 5 vjeçari nga Christchurch, pasi që e kishte kuptuar çfarë do të thotë një takim, kishte vendosur t’a ftonte shoqën e tij më të mirë, transmeton lajmi.net

Pasi kishin ngrënë një vakt romantik në “Pizza Express”, Freddie e pyeti shoqën e tij Dee Dee që të shkojnë për darkë për t’a festuar ditëlindjën e saj të pestë.

Freddie kishte kursyer të gjitha paratë që i kishte marrë kur kishte ditëlindjen sigurisht për “takimin e madh”.

Kur nëna e Freddie, i tha të birit se duhet të sigurohet që Dee Dee të ndihet e lumtur, ai i kishte blerë edhe një buqetë me lule.

Stafi i vëmendshëm i “Pizza Express” u kishin sjellë atyre ëmbëlsira në formë të zemrave.

Prindërit e të dy fëmijëve ndihen mirë dhe shprehen se është me të vërtetë argëtuese, sa shumë duhen mes vete këta dy fëmijë.

“Dee Dee është shoqja ime më e mirë në botë. Unë do të doja edhe një tjetër takim me të sepse ajo është e bukur”, është shprehur Freddie.

Ngase ndjenjat duken të jenë reciproke pasi Dee Dee është shprehur me fjalët: “Jam shumë e gëzuar që kam pasur një takim me Freddie, ishte shumë bukur, sidomos zemrat tek akulloret”./lajmi.net

Pizza Express have launch children's dates at their restaurants

Pizza Express have launch children's dates at their restaurants

Pizza Express have launch children's dates at their restaurants

Pizza Express have launch children's dates at their restaurants