Ky burrë e tradhton gruan sa herë që pi alkool
Çdo herë që dal për të pirë, pas punës, përfundoj duke kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, tregon historinë një burrë anonim.
Lifestyle
Rrëfimi i plotë:
Unë jam 35 vjeç, ndërsa gruaja ime 33. Jemi martuar tashmë që 3 vite por e di që do t’i humbi të gjitha nëse vazhdoj me këtë sjellje.
Puna ime është stresuese dhe në një ditë të keqe dal pas punës dhe shpesh përfundoj duke blerë edhe kokainë. Pastaj, përfundoj duke kryer marrëdhënie seksuale me ndonjë vajzë që e takoj në ndonjë bar. Nëse nuk mundem të gjej ndonjë femër që dëshiron të njëjtën gjë, paguaj ndonjë prostitutë, raporton “Daily Star”.
Javën e kaluar motra e gruas sime festoi 30 vjetorin e lindjes dhe kishte organizuar një festë në shtëpinë e prindërve të saj, transmeton lajmi.net.
Gruaja më kishe paralajmëruar që mos të vonohesha.Përfundova punën më herët, por nuk munda të rezistoja dhe dola prapë për të pirë diçka. Bëra të njëjtat gjëra dhe një vajzë e bukur më kishte ngulur sytë, dhe më ftoi në banesën e saj.
Pas seksit me të, shkova në shtëpi. Ishte ora 11 e natës, kur erdhi gruaja nga festa ishte e frustruar. Ajo më tha që kishte gënjyer familjen e saj se isha duke punuar vonë dhe ishte e sigurt që askush nuk i besoi.
Ajo është një grua e mirë e dua, dhe e urrej vetën që vazhdoj t’i bëjë këto gjera.
Unë dua të thyej këtë rreth, por nuk di nga t’ia filloj. /Lajmi.net/