Një baba nga Kina ka gjetur një zgjedhje shumë interesante për të inkurajuar foshnjën e vetë që të ushqehet me shishe, shkruan “DailyMail”.
Në një video qesharake ai ka treguar se si po ushqen foshnjën e vetë duke lidhur një fotografi të nënës së tij në fytyrën e vetë, transmeton lajmi.net.
Në një tablet smart ai ka vënë fytyrën e nënës së foshnjës dhe e ka lidhur në kokën e vetë për ta mbajtur pajisjen në vend.
Foshnja shihet të pijë me qejf në këtë mënyrë nga shishja që ia mban babai. Ai madje e zgjatë dorën që të preki fotografinë, duke besuar se është me të vërtetë nëna e vetë.
Ai erdhi në këtë zgjedhje pasi foshnja refuzonte të pinte nga një shishe. /Lajmi.net/