Kvitova dhe Bouchard në finalen e Wimbledonit

Tenistja çeke, Petra Kvitova në gjysmëfinale të grand slam turneut të tenisit në Wimbledone, ka mposhtur bashkëpatrioten e saj, Lucie Shafarova, kurse kanadezja Bouchard e ka eliminuar rumunen Simona Halep.

Lajme

04/07/2014 00:00

Tenistja e Republikës së Çekisë, Petra Kvitova dhe ajo e Kanadasë, Eugenie Bouchard janë klualfikuar për finalen e së shtunës në turneun prestigjioz të Londër.

E gjashta në listën e lojtareve më të mira të botës, Kvitova e mposhti kopatrioten e saj  Shafarova në dy sete (7:6, 6:1) dhe të shtunën do të luftojë për titullin e dytë në Wimbledone, trune të cilin ajo e fitoi në vititn 2011. Bouchard, ndërkaq pas fitores së sotme kundër rumunes Halep (7:6, 6:2), për herë të parë në karrierën e saj do të luajë një meç final në grand slam turne.

Të premten do të zhvillohen dy meçet gjysmëfinale në konkurrencën e meshkujve. Së pari do të ndeshen serbi Novak Gjokoviq dhe bullgari Grigor Dimitrov, kurse pas tyre do të paraqiten tenisti tashmë legjendar zviceran Roger Federer dhe kanadezo-malazezi Millosh Raoniq.