Kuzhinieri prishtinas: Picat janë zbulim shqiptar

Për të parën herë picat janë bërë në Shqipëri dhe shpikës të picave janë shqiptarët, e thotë Arsim Mehmeti pronari i një restoranti në kryeqytet, njëherit edhe kuzhinier për më shumë se dy dekada, Arsim Mehmeti.

Lajme

01/11/2014 18:48

Kuzhinieri Mehmeti insiston se pica si specialitet është shpikur nga shqiptarët.

“Kjo është një temë shumë e gjënë e pakufi, picat së pari herë janë bërë në Shqipëri, shpikësi i picave janë shqiptarët, kjo është e vërtetë dhe ajo është një ndër specialitetet tona”, thotë Mehmeti.

Ai thotë se kjo duhet të hulumtohet, dhe këtë e bazon në faktin e të qenit si populli më i vjetër në Ballkan, por që nuk është arritur të ruhet autenticiteti.

 “Mirëpo pse s`ka kush ta potencojë dhe ta shtyjë këtë përpara, ajo është çështje tjetër. Mirëpo pse kuzhina jonë thonë është pak e vobektë, nëse nisemi nga ai aspekt që ne jemi populli një ndër më i vjetër në Ballkan dhe më gjerë, nëse jemi më të vjetrit ne është dashur të hamë diçka, ne kemi bërë diçka, jemi të parët që kemi bërë diçka. Mirëpo pse s`kemi ditë me i ruajt ushqimin tonë autoktonë, ne kërkush nuk na ka faj”, deklaron Arsim Mehmeti, nga Prishtina.

Por pavarësiht insistimit të kuzhinierit shqiptar, pica vlerësohet si specialitet i zbuluar nga italianët. 

Në Wikipedia thuhet se pica moderne e ka origjinën në Itali dhe mban emrin “Pica Napoliane” me domate. Më pas në 1889 iu shtua djathi. Një histori që tregohet për picën është që Mbreti Ferdinand kur ishte duke vizituar një lagje të varfër në Napoli, donte të zhyste dhëmbët në një ushqim që nga oborri mbretëror u quajt Pica. (Kosovapress)