Kuvendin nuk po e konstituojnë deputetët, një qytetar kapet me gazetarët: Ju jeni argat e dreqit

Një qytetar tash e disa seanca po proteston para Kuvendit të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit pas 29 seancave. Ai sot derisa po i shmangeshin deputetët pyetjeve të tij, i del pak punë edhe me gazetarët. Gazetarët i quan “argat të dreqit” derisa flet me ton të lartë të zërit drejt tyre, shkruan…

Lajme

11/06/2025 10:58

Një qytetar tash e disa seanca po proteston para Kuvendit të Kosovës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit pas 29 seancave.

Ai sot derisa po i shmangeshin deputetët pyetjeve të tij, i del pak punë edhe me gazetarët.

Gazetarët i quan “argat të dreqit” derisa flet me ton të lartë të zërit drejt tyre, shkruan lajmi.net.

“Pse e qon dorën, unë e kam lënë familjen për ty e ti e qon dorën. Ju gazetarët jeni argat e dreqit, ju veç ata që e kanë keqpërdor i promovoni se ata ju ushqejnë juve. Unë veç diçka po them se do të vjen dita, Zoti ka me iu dënu se unë e di që ju jeni të varur, më vjen keq për juve”, ka thënë ai drejtuar gazetarëve. /Lajmi.net/