Kuvendi ua blen 120 deputetëve nga një llaptop, do të harxhohen 90 mijë euro

Kuvendi i Kosovës ka dhënë tender në vlerë rreth 90 mijë euro për furnizim me llaptopa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nuk është konstituar ende. Përpjekjet do të vazhdojnë nesër, me fillim nga ora 11:00, kur është caktuar seanca e radhës. Një llaptop parashihet të blihet për 750 euro, shkruan Reporteri.net. Tek dosja…

Lajme

19/08/2025 16:48

Kuvendi i Kosovës ka dhënë tender në vlerë rreth 90 mijë euro për furnizim me llaptopa për deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nuk është konstituar ende.

Përpjekjet do të vazhdojnë nesër, me fillim nga ora 11:00, kur është caktuar seanca e radhës.

Një llaptop parashihet të blihet për 750 euro, shkruan Reporteri.net.

Tek dosja e tenderit e publikuar në e-Prokurim, thuhet se me këtë tender do të blihen 120 llaptopë, 60 adapterë shtesë dhe 30 çanta shtesë. Aty përshkruhen specifikat që duhet të t’i kenë llaptopët.

Vlera totale e konratës është 89 mijë e 970 euro.

Me kontratë është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomikë “EGS; Pattern SH.P.K”.

Kontrata është dhënë më 12 gusht, teksa nënshkrimi i saj pritet të bëhet nesër, pikërisht kur do të mbahet seanca e radhës për konstitutimin e Kuvendit.