Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite konfiskimi i pasurisë dhe dërgimi i FSK-së në Gaza
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave. Në rend të ditës janë disa pika me rëndësi, duke nisur me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, transmeton lajmi.net. Deputetët do të shqyrtojnë në lexim…
Lajme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave.
Në rend të ditës janë disa pika me rëndësi, duke nisur me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, transmeton lajmi.net.
Deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Po ashtu, në shqyrtim është edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.
Në fund të rendit të ditës parashihet edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Seanca pritet të trajtojë çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin institucional dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit.
Pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. /lajmi.net/