Kuvendi serb organizon ekspozitë për kriminelin e luftës në Kosovë, OVL-UÇK: SHBA dhe Be të reagojnë perë ndaj këtij vendimi

Kuvendi i Serbisë ditë më parë, ka organizuar një ekspozitë kushtuar kriminelit të luftës Obrad Stevanoviqit, një gjeneral i policisë serbe dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit.  Në lidhje me këtë ka reaguar OVL-UÇK, të cilët kanë thënë se derisa në Kosovë, të ekzekutuarit gjatë spastrimit etnik që Millosheviqi ka realizuar mbesin ende…

Lajme

13/04/2026 11:04

Kuvendi i Serbisë ditë më parë, ka organizuar një ekspozitë kushtuar kriminelit të luftës Obrad Stevanoviqit, një gjeneral i policisë serbe dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit. 

Në lidhje me këtë ka reaguar OVL-UÇK, të cilët kanë thënë se derisa në Kosovë, të ekzekutuarit gjatë spastrimit etnik që Millosheviqi ka realizuar mbesin ende të pagjetur, Serbia vazhdon me avazin e vjetër.

“Duke lartësuar figura që lidhen drejtpërdrejt me gjenocidin shtetëror ndaj popullit shqiptar, Kuvendi i Serbisë dëshmoi se ky shtet përpos që nuk është penduar për të kaluarën kriminale, vazhdon të njëjtin avaz në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Kërkojmë që SHBA dhe BE të reagojnë prerë ndaj këtij vendimi të paparë, sepse heshtja përballë narrativave që rehabilitojnë krimet kundër njerëzimit është bashkëfajësi morale”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: