Kuvendi ratifikon marrëveshjen për edhe një tjetër Organizatë me seli në Tiranë

Kuvendi i Kosovës me 82 vota për, 10 kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Lajme

30/03/2017 13:13

Edhe kjo organizatë rajonale do ta ketë selinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Para ratifikimit të kësaj marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një tjetër marrëveshje ndërkombëtare, atë për Formimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor që selinë do ta ketë në Tiranë. /Lajmi.net/