Kuvendi njofton për seancën e nesërme, përpjekja e 12-të për konstituim
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme konstituive që nis nga ora 10:00. Kjo seancë është seanca e 12-të me radhë ku tentohet të konstiutohet kuvendi , pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Për disa herë radhazi seancat dështuan për shkak të mos-dakordimeve nga grupet politike e pastaj ua rrit të betoheshin…

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme konstituive që nis nga ora 10:00.
Kjo seancë është seanca e 12-të me radhë ku tentohet të konstiutohet kuvendi , pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Për disa herë radhazi seancat dështuan për shkak të mos-dakordimeve nga grupet politike e pastaj ua rrit të betoheshin deputetët.
Por pavarësisht kësaj një hap tutje nuk u bë.
Lëvizja Vetëvendosje tentoi 7 herë të zgjedhë Albulena Haxhiun si kryekuvendare por e njëjta në shumicën e rasteve mori 57 vota për, e në dy raste të fundit 54.
Kësisoj Vetëvendosje më pas tentoi që të votohet një komision për votim të fshehtë- gjë e cila nuk u arrit gjithashtu.
Deputetët refuzuan të votonin një komision të tillë duke deklaruar se është shkelje.
Mbetet të shihet nëse VV-ja do të propozojë sërish Haxhiun apo do të vazhdohet me emrin e dikujt tjetër./Lajmi.net/