Kuvendi miraton në parim buxhetin për vitin 2022

Buxheti për vitin 2022 është votuar sot në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë.

Lajme

25/11/2021 18:26

Pro këtij buxheti kanë qenë 65 deputetë, ndërsa zero vota kanë qenë kundër dhe zero abstenime, shkruan lajmi.net.

Votimit të buxhetit i kanë paraprirë diskutime të forta mes pozitës dhe opozitës, me këta të fundit që patën kritika të ashpra për ndarjet buxhetore që janë bërë për kategori të caktuara.

Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro. /Lajmi.net/