Kuvendi kërka hiç- Kurti, Konjufca e deputetet gjejnë kohë për një “selfie”

Këngëtarja dhe tani edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese me kolegët e saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në selfie-n që ka postuar, Edona shihet përkrah kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ish-kryekuvendarit Glauk…

Lajme

09/05/2025 11:24

Këngëtarja dhe tani edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese me kolegët e saj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në selfie-n që ka postuar, Edona shihet përkrah kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ish-kryekuvendarit Glauk Konjufca, ministres së Drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu, si dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Në përshkrimin e fotografisë, Llalloshi ka shkruar: “Për artin-kulturën po bëhet mirë e për Kosovën edhe më mirë…”, një mesazh që përçon besimin e saj në drejtimin që ka marrë politika kulturore dhe zhvillimi i përgjithshëm i vendit.

Kujtojmë se Edona Llalloshi ishte një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku në kandidaturën e saj të parë për deputete arriti të fitojë mbi 40 mijë vota, duke lënë pas shumë figura të konsoliduara brenda Vetëvendosjes.