Kuvendi i thotë “PO” koeficientit prej 105 eurosh për paga
Është votuar në parim në Kuvendin e Kosovës ndryshimi në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023. Kësisoj, i është thënë “PO” koeficientit prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik, shkruan lajmi.net. Ai u miratua me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim. Pas orës 20:00, Kuvendi do të mblidhet sërish për t’u…
Lajme
Është votuar në parim në Kuvendin e Kosovës ndryshimi në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023.
Kësisoj, i është thënë “PO” koeficientit prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik, shkruan lajmi.net.
Ai u miratua me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.
Pas orës 20:00, Kuvendi do të mblidhet sërish për t’u votuar për të dytën herë, pasi që ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qëllimi është që pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në Ligjin për Paga. /Lajmi.net/