“Kuvendi i Kosovës po duket si sfilatë mode”, Miftaraj: Deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut, të gjithë të veshur ‘firmato’
Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar në lidhje me veshjet me firmë me të cilat po paraqiten në Kuvend, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Miftaraj përmes një postimi në Facebook, “deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut”, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës më shumë po duket si sfilatë mode. “Kuvendi i…

Lajme
Ehat Miftaraj nga IKD ka shkruar në lidhje me veshjet me firmë me të cilat po paraqiten në Kuvend, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook, “deputetët e LVV i kanë ra shkelm fukarallakut”, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës më shumë po duket si sfilatë mode.
“Kuvendi i Kosovës me shume po duket si sfilatë mode ku parakalojnë deputetë që të japin përshtypje se po reklamojnë marka të veshjeve të tyre, duke harruar se aty përfaqësojnë qytetaret që i kane votuar. Deputetet e VV me nuk po flasin per qytetarin e vjedhur, qytetarin e varfër, shtrenjtimin e rrymes, bukes, qumështit dhe jeten e veshtire ne Kosove. Sigurisht, kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk ia din dhe nuk kupton hallet e popullit”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: