Kuvendi i Kosovës nesër vazhdon seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive. Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora 10:00 në Sallën Plenare. Ndërkohë, në seancën e të premtes ka dështuar për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Njëkohësisht, nesër përfundon afati kushtetues prej 30 ditësh, pas certifikimit të rezultateve…

Lajme

26/04/2025 23:19

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas njoftimit për media, seanca vazhdon të mbahet nga ora 10:00 në Sallën Plenare.

Ndërkohë, në seancën e të premtes ka dështuar për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Njëkohësisht, nesër përfundon afati kushtetues prej 30 ditësh, pas certifikimit të rezultateve për formimin e institucioneve.