Kuvajti, 3 milion për ndërtimin e një kompleksi arsimor në Tiranë

Kryeqyteti shqiptar do të përfitoj 3 milion euro nga Qeveria e Kuvajtit për ndërtimin e një kompleksi arsimor. Kreu i Tiranës Luzim Basha, falënderoi Kuvajtin për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për shqiptarët gjatë periudhave të ndryshme.

Lajme

21/06/2014 18:21

Qeveria e Kuvajtit i ka dhuruar 3 milion euro Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e një Kompleksi arsimor, në të cilën parashihen ndërtimi i një shkolle 9–vjeçare, një shkolle të mesme, një kopshti dhe çerdhe të integruar, si dhe ndërtimin e një Qendre Sociale Multifunksionale.

Kryetari i Tiranës Lulzim Basha ka çmuar ndihmën e Kuvajtit që ka dhënë në realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetin e Tiranës, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtaret të Bashës, në Facebook.

Basha gjatë takimit që pati me një Delegacion parlamentar nga Kuvajti, të kryesuar nga  Saud Nashmi Al-Huraije kërkoj që investitorët nga Kuvajti të shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Tiranë. Ai po ashtu vlerësoj shtetin e Kuvajtit për ndihmën e dhënë për shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

“ Shprehu mirënjohje për mbështetjen që Kuvajti i ka dhënë Bashkisë së Tiranës në realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetin, si sheshi Skënderbej, konkursi për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, etj. Falënderoi Kuvajtin dhe për vendimin më të fundit, për të financuar me 3 milionë euro, ndërtimin e një Kompleksi Edukimi në rrugën “Don Bosko”. Projekti parashikon ndërtimin e një shkolle 9–vjeçare, një shkolle të mesme, një kopshti dhe çerdhe të integruar, si dhe ndërtimin e një Qendre Sociale Multifunksionale”.

“Kuvajti, ka dhënë një ndihmë të madhe për shqiptarët në momente të vështira pas rënies së regjimit komunist, apo gjatë dhe pas luftës së Kosovës”.

“Kërkoj nga parlamentarët kuvajtian të nxisin investitorët e tyre për të shtrirë aktivitetin në Tiranë, ndërsa e konsideroi kryeqytetin e shqiptarëve një destinacion atraktiv për vizitorët kuvajtian”, tha Basha”.

Ndërkaq, Parlamentarët kuvajtian, duke shprehur kënaqësinë e takimit me Lulzim  Bashën  dhe të bashkëpunimit të deritanishëm theksuan gatishmërinë e Kuvajtit për çdo projekt të Bashkisë së Tiranës, si dhe për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik. Tirana është një qytet që ia vlen të vizitohet dhe investohet, deklaruan parlamentarët të cilët u angazhuan të nxisin investitorët e tyre të investojnë në Tiranë.