Kushtrim Bajraktaraj, kampioni i bodybuildingut në Kosovë – flet për suksesin e fundit dhe shumëçka tjetër në këtë sport

Kushtrim Bajraktaraj, bilderi kosovar pak kohë më parë u shpall kampion në “Arnold Classic Europe”, në kategorinë deri në 85 kilogramë, në Spanjë. Bajraktaraj e konsideroi privilegj të madh suksesin në Madrid. Spanja ende nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe kjo bëri që edhe Bajraktaraj të haste në vështirësi për shkak të pasaportës. Bilderi…

Sport

12/12/2023 22:00

Kushtrim Bajraktaraj, bilderi kosovar pak kohë më parë u shpall kampion në “Arnold Classic Europe”, në kategorinë deri në 85 kilogramë, në Spanjë.

Bajraktaraj e konsideroi privilegj të madh suksesin në Madrid.

Spanja ende nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe kjo bëri që edhe Bajraktaraj të haste në vështirësi për shkak të pasaportës.

Bilderi kosovar ka fituar shumë trofe në këtë sport, por thotë se nuk e di numrin e saktë të tyre.

Sporti i bodybuildingut numëron shumë sfida për sportistët, për të cilat flet edhe Bajraktaraj.

Intervistën e plotë të Kushtrim Bajraktarajt për lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/