Kushti për të cilin Ibrahimoviq do të pensionohej në fund të sezonit

Zlatan Ibrahimoviq mund të pensionohet në fund të sezonit, por me një kusht.

Sport

06/04/2022 17:41

Sipas asaj që bën Gazetta dello Sport, 40-vjeçari është gati t’i “varë këpucët në gozhdë” nëse Milani fiton Sccudetton dhe Kupën e Italisë.

Lojtarit i skadon kontrata këtë verë, mirëpo ende nuk kanë filluar bisedimet që suedezi të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”, përcjell lajmi.net.

Ish-lojtari i Interit, Juventusit e Manchester Unitedit është më i paguari në kampin milanez, ku fiton shtatë milionë euro në vit. /Lajmi.net/