Kushti i Alves për Arsenalin

Dani Alves është i interesuar që t’i bashkohet Arsenalit dhe është i gatshëm të pranojë zvogëlim të rrogës – bëjnë të ditur mediat angleze.

Sport

16/07/2019 20:59

Braziliani është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Interi.

Por, sipas The Sun, 36-vjeçari dëshiron të punojë sërish me Unai Emeryn, mirëpo paga e tij mund të paraqesë problem për Topçinjtë.

Alves është paguar 230.000 funte (254.530 euro) në javë te PSG, ndërsa është pajtuar që ta ulë pagën e tij në 200.000 funte (221.360 euro) në javë për të luajtur te Arsenali.

Megjithatë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit anglez nëse do të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë, i cili ka fituar gjithçka në karrierë me klube.