Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e PDK-së për liberalizimin e tregut energjetik
Zyra e Rregullatorit për Energji ka informuar opinionin publik se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur kërkesën të parashtruar nga PDK, të papranueshme. Kjo kërkesë ka qenë lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, dhe vendimi i Gjykatës konfirmon ligjshmërinë e veprimeve të ZRRE-së, raporton lajmi.net Aktvendimi i…
Lajme
Zyra e Rregullatorit për Energji ka informuar opinionin publik se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur kërkesën të parashtruar nga PDK, të papranueshme.
Kjo kërkesë ka qenë lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, dhe vendimi i Gjykatës konfirmon ligjshmërinë e veprimeve të ZRRE-së, raporton lajmi.net
Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, nr. Ref.: RK2990/26, datë 23 mars 2026, në rastin KI252/25, ka vërtetuar se vendimet e ZRRE-së janë në përputhje me legjislacionin dhe të drejtat e garantuara nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, duke siguruar kështu vazhdimësinë e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. Ref.: RK2990/26, të datës 23 mars 2026, në rastin KI252/25, parashtrues Partia Demokratike e Kosovës,
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme.
Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë.
ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve./Lajmi.net/