Kushtet e rënda të jetesës së familjes nga Gjakova (Video)
Vëllezërit Hajdar e Roland Shkupi së bashku me familjet e tyre çdo ditë zgjohen me frikën se mos po shembet vendi ku janë strehuar në Gjakovë.E madje as prona ku ata jetojnë nuk është e tyre por e një banori serb, i cili nuk jeton më këtu.
Lajme
Këta përveç problemit të banimit, shpeshherë kanë edhe telashe për ushqim e gjëra tjera elementare, ndërsa kërkesave të tyre për gjetjen e një zgjidhje për banim nuk iu është përgjigjur komuna e Gjakovës.
Mirëpo, zëdhënësi i komunës së Gjakovës Ali Tafarshiku, i kontaktuar nga Klani pas vizitës në këtë familje, tha përmes telefonit se kërkesa e Roland Shkupit për banesë sociale është marrë parasysh, dhe se ai është njëri nga përfituesit e 46 banesave sociale në këtë komunë.
Por derisa emri i Rolandit, do të bëhet publik javën e ardhshme, Hajdari, sipas Tafarshikut, duhet ta pres afatin e marsit, pasi kësaj radhe nuk kishte aplikuar për banesë.