Kusht njohja e Kosovës? Vuçiç: S’e kam dëgjuar këtë!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar kurrë që njohja e Kosovës është kushti për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, madje ai as që pret një gjë të tillë.

Lajme

20/12/2014 22:40

“Kurrë s’e kemi pasur atë kusht. Ata e dinë se, po të ishte ky kushti, kjo do të thoshte porosi për Serbinë se ‘nuk duam së shpejti t’ju shohim në BE’. Nuk kemi pranuar një kushtëzim të tillë, ose unë s’e kam dëgjuar atë, u shpreh ai në një intervistë për rrjetin “CNN”. 

I pyetur për mundësinë që Serbia ka për t’u anëtarësuar deri në vitin 2020 në Bashkimin Europian, Vuçiç tha se Serbia mund ta arrijë këtë qëllim. “Nëse më pyesni nëse shpresoj që vendi im të bëhet një shtet anëtar (në BE), po, e besoj këtë. Mirëpo kjo nuk është diçka që do të doja t’ua premtoja njerëzve të mi për të fituar disa pikë politike”, tha ai.