Kush u tregua kaq romantik? Enca pozon me trëndafilat që ka marrë

Enca Haxhia ka pozuar me disa trëndafila në dorë.

ShowBiz

02/06/2020 19:22

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja në Instagram, shkruan lajmi.net.

Në një prej tyre shihet me disa trëndafila në dorë mirëpo nuk tregon se kush ia ka dhuruar.

Duket se dikush është treguar shumë romantik në raport me këngëtaren ani pse ajo gjithmonë deklarohet nëpër media se nuk ka të dashur.

Megjithatë këngëtarja është shumë e dashur për publikun dhe ka një numër të madh fansash meshkuj.

Nëse ia ka rrëmbyer dikush zemrën këngëtares mbetet të shihet./Lajmi.net/