Kush po dominon votat? Pamja e garës pas numërimit të rreth 35 për qind të kutive
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa deri tani janë përpunuar mbi 35 për qind e vendvotimeve në nivel vendi. Të dhënat e deritanishme tregojnë se në katër partitë më të mëdha politike tashmë janë krijuar diferenca të dukshme mes kandidatëve më të votuar. Në…
Lajme
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa deri tani janë përpunuar mbi 35 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se në katër partitë më të mëdha politike tashmë janë krijuar diferenca të dukshme mes kandidatëve më të votuar.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar vazhdon të jetë Albin Kurti me 77 mijë e 921 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 61 mijë e 137 vota, Albulena Haxhiu me 35 mijë e 333 vota, Hekuran Murati me 30 mijë e 857 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 28 mijë e 550 vota, shkruan lajmi.net.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kryeson me 37 mijë e 614 vota. Në pesëshen e parë janë edhe Përparim Gruda me 23 mijë e 852 vota, Arian Tahiri me 20 mijë e 588 vota, Uran Ismaili me 18 mijë e 639 vota dhe Sala Jashari me 13 mijë e 132 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara deri më tani është Vjosa Osmani me 25 mijë e 57 vota. Pas saj vijnë Lumir Abdixhiku me 22 mijë e 717 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 17 mijë e 772 vota, Hykmete Bajrami me 14 mijë e 77 vota dhe Avdullah Hoti me 12 mijë e 835 vota.
Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini vazhdon të mbajë pozitën e parë me 13 mijë e 155 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 11 mijë e 891 vota, Daut Haradinaj me 9 mijë e 49 vota, Besnik Tahiri me 7 mijë e 905 vota dhe Bekë Berisha me 6 mijë e 320 vota.
Me vazhdimin e numërimit, pritet të qartësohet edhe më tej gara për ulëset në Kuvendin e Kosovës, ndërsa renditja e kandidatëve mund të pësojë ndryshime deri në përfundimin e plotë të procesit. /Lajmi.net/