Kush kë se ftoi? Fondacioni Jahjaga thotë se ish-presidentja s’u ftua në Forumin për Gratë, nga Presidenca thuhet se ajo kërkoi ftesë të personalizuar
Në Kosovë, sot dhe nesër do të mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur emra të rëndësishëm nga të gjitha fushat e nga shumë vende të botës. Dje dhe sot, në Kosovë kanë arritur shumë fytyra eminente e të rëndësishme nga bota, të cilët do të flasin për eksperiencat e tyre,…

Lajme
Në Kosovë, sot dhe nesër do të mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur emra të rëndësishëm nga të gjitha fushat e nga shumë vende të botës.
Dje dhe sot, në Kosovë kanë arritur shumë fytyra eminente e të rëndësishme nga bota, të cilët do të flasin për eksperiencat e tyre, e të cilat do të motivonin gratë në Kosovë dhe më gjerë.
Gra të suksesshme të zonja përveç në botë, ka shumë edhe në Kosovë. Biles, vite më parë, Kosovën e ka udhëhequr një e tillë.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka udhëhequr shtetin e Kosovës dhe është gruaja e parë presidente jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Përveç kësaj, Jahjaga ka arritur gjithashtu gradat më të larta që një grua i ka bartur në Policinë e Kosovës ndërsa tani udhëheq një fondacion shumë të rëndësishëm, “Fondacioni Jahjaga” është i përkushtuar në fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara, nxitjen e pajtimit ndëretnik dhe avokimin për drejtësi sociale.
Por, pavarësisht këtyre arritjeve, Jahjaga nuk ka marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe për këtë “mungesë”, nga Fondacioni “Jahjaga” kanë thënë se ka ardhur pasi nuk kanë marrë ftesë nga Presidenca.
“Presidentja Jahjaga këtë vit nuk ka pranuar ftesë për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ka thënë për lajmi.net Bleona Hajdari, këshilltare e Presidentes së katërt të Kosovës.
Këtë e kanë mohuar nga Presidenca e Kosovës, të cilët kanë thënë se ftesa i është dërguar ekipit të saj.
