“Kush ka hy me PDK-në i lagur ka dal”- “Boll e keni mundësinë që ua dha Albini”- Çka deklaronte Eman Rrahmani para disa viteve

Lista për Familjen është bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës kanë zyrtarizuar sot koalicionin e tyre për zgjedhjet nacionale, ato të 28 dhjetorit. Ky koalicion padyshim se zuri në habi disa prej qytetarëve duke pasur parasysh qëndrimet e shumta që kanë të ndryshme këto parti politike. E padyshim se më të çuditshme kanë qenë qëndrimet…

Lajme

26/11/2025 15:03

Lista për Familjen është bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës kanë zyrtarizuar sot koalicionin e tyre për zgjedhjet nacionale, ato të 28 dhjetorit.

Ky koalicion padyshim se zuri në habi disa prej qytetarëve duke pasur parasysh qëndrimet e shumta që kanë të ndryshme këto parti politike.

E padyshim se më të çuditshme kanë qenë qëndrimet e PDK-së dhe të Eman Rrahmanit dhe Listës për Familjen mbi kodin civil.

Por pavarësisht kësaj, Eman Rrahmani njihet për deklarime të shumta, e ndër të tjerash edhe për kohën kur tentonte të “gozhdonte” Partinë Demokratike të Kosovës, asokohe sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Në një rast, Eman Rrahmani deklaronte se “Kush ka hy me PDK-në i lagur ka dal”.

Duke shkuar tutje ai thoshte se “me bashkëpunu për 20 vite me PDK-në, kogja vështirë është me u ç’kap prej tyre. Boll e keni që mundësinë ua dha Albini”.

Duke e përkrahur pa rezervë Vetëvendosjen, Eman Rrahmani tentonte që të merrte përkrahje duke kritikuar PDK-në pjesë e së cilës u bë pjesë sot. Por sot ai u shpreh i lumtur për bashkëpunimin dhe mundësinë e dhënë nga Bedri Hamza e PDK-ja.

“Me kryetarin Hamza kemi pas bashkëpunime të vazhdueshme, andaj edhe si një figurë unifikuese dhe shumë profesionale sidomos në çështjet ekonomike, sot vendi ka jashtëzakonisht nevojë që të bashkohen forcat dhe të bëjmë një rrugëtim politik të dinjitetshëm, ku vlerat tona të përbashkëta t’i angazhojmë në punë të përbashkët dhe mirëqenie”, ka thënë Rrahmani.

Nuk dihet se sa do të përkrahet Lista për Familjen në këto zgjedhje, por në zgjedhjet e kaluara nuk është se arritën të kenë mjaftueshëm përkrahje./Lajmi.net/