Kush janë popujt më pijanecë në botë?

Konsumi i alkoolit nëpër vende të ndryshme të botës ndryshon shumë. Por ajo që dihet, është Europa që konsumon më shumë se 1/4 e të gjithë alkoolit që konsumohet në botë. 

Bota

04/01/2015 22:42

Në hartën të përpiluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rusët dhe fqinjët e tyre janë ata që pinë alkool pothuajse më shumë se çdokush tjetër në botë. 

Portugalia, Grenada, dhe Andorra janë renditur gjithashtu në kategorinë e vendeve që pinë shumë, rreth 12.5 litra alkool për person, të moshës mbi 15 vjeç, transmeton lajmi.net. 

Ndërsa, kanadezët pinë më shumë se amerikanët, duke e mbajtur ritmin me shumicën e vendeve evropiane. Konsumi i alkoolit është i ulët në Afrikën veriore, por gjysma jugore e kontinentit sheh shkallë të lartë të pirjes, sidomos Afrika e Jugut dhe Namibia. 

Konsumi i alkoolit në Rusi është një shqetësim i madh. Një studim i vitit të kaluar gjeti se numri i lartë i vdekjeve të parakohshme në Rusi mund t’i atribuohet njerëzve që pinë shumë shumë. Shkaqet e vdekjeve të hershme përfshijnë sëmundje të mëlçisë, helmim nga alkooli, duke përfshirë edhe aksidentet dhe ato gjatë konflikteve si shkak i dehjes. 

Vendet e tjera pranë Rusisë, duke përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë, kanë nivele të ngjashme të konsumit të alkoolit. 

Raporti i OBSH-së vë në dukje se rajoni evropian përmban vetëm 14,7% të popullsisë së botës mbi moshën 15 vjeçare, por llogaritet se konsumon 25,7% të totalit të alkoolit të konsumuar në mbarë botën. 

Përveç të disa nga normat më të larta të konsumit të alkoolit në botë, Rusia dhe Ukraina kanë gjithashtu modelet më të rrezikshme të pijeve alkoolike. (lajmi.net)