Kush janë deputetët që KQZ rekomandoi zëvendësimin e tyre pasi u bën ministra?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka rekomanduar zëvendësimin e 18 deputetëve që dje janë bërë ministra. Vendimi është marrë në një mbledhje online të KQZ-së. “Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë…

Lajme

12/02/2026 12:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka rekomanduar zëvendësimin e 18 deputetëve që dje janë bërë ministra.

Vendimi është marrë në një mbledhje online të KQZ-së.

“Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.