Kush ishte bukuroshja që u pa në mesin e aktoreve në premierën e filmit “Dy gisht mjaltë 2” në Kosovë?
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë dy protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë 2”, por gjatë premierës ra në sy edhe një tjetër aktore. Behet fjalë për modelen, Belinda Dragoti, e cila ka treguar që ishte hera e parë që ka aktruar në një film, shkruan lajmi.net. Belinda u pyet nga gazetarët se a ishte…

ShowBiz
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi janë dy protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë 2”, por gjatë premierës ra në sy edhe një tjetër aktore.
Behet fjalë për modelen, Belinda Dragoti, e cila ka treguar që ishte hera e parë që ka aktruar në një film, shkruan lajmi.net.
Belinda u pyet nga gazetarët se a ishte arsyeja e zgjedhjes për të aktruar në këtë film, bukuria e saj.
“Ndoshta ajo ka qenë një nga elementet pasi që personazhi im ishte një personazh joshës, kështu që besoi që ky ishte një nga elementet e përzgjedhjes”, është përgjigjur ajo.
Ajo gjithashtu u shpreh e kënaqur më këtë eksperiencë të saj në këtë film./Lajmi.net/