“Kush është ky, Frederik Ndoci?”, Amber tallet me Gjestin

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber Candy, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë televizive, ku ka folur hapur për jetën pas përfundimit të reality-show-t. Ajo ndau disa nga planet për të ardhmen, raportet me ish-banorët dhe dëshirën për të krijuar një familje. Por një moment gjatë intervistës ka tërhequr vëmendjen…

ShowBiz

29/07/2025 21:10

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber Candy, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë televizive, ku ka folur hapur për jetën pas përfundimit të reality-show-t.

Ajo ndau disa nga planet për të ardhmen, raportet me ish-banorët dhe dëshirën për të krijuar një familje.

Por një moment gjatë intervistës ka tërhequr vëmendjen e publikut, kur Amber ka komentuar një foto të Gjestit, fituesit të BBVA4, me një batutë që shkaktoi të qeshura por edhe debat në rrjet.

Biseda e plotë në studio:

Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i Big Brother VIP Albania 4. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn tek këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

Amber: Pak, po (qesh).

Pavarësisht ngacmimit të papritur, Amber e sqaroi menjëherë se batuta ishte pa ndonjë qëllim ofendues.

Komenti i saj u mor si humor nga disa ndjekës, ndërsa të tjerë reaguan më ndryshe në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania.radio)