Kush është kosovari që hakoi Ushtrinë Amerikane për ta ndihmuar ISIS-in (Foto)

Autoritetet e Malajzisë kanë arrestuar kosovarin Ardit Ferizi, rreth të 20-ve, me akuzën se ka sulmuar softuer kompjuterikë të Ushtrisë Amerikane, nga ku ka marrë të dhëna për rreth 1000 ushtarakë dhe njerëz federal të cilat më pas ua ka dhënë liderëve të grupit terrorist ISIS.

Lajme

16/10/2015 09:44

Ferizi është arrestuar më 15 tetor në Kuala Lampur, raporton Associated Press, duke cituar shefin e policisë malajziane Khalid Abu Bakar, transmeton lajmi.net.

“Hetimi kishte gjetur se i dyshuari kishte komunikim me një nga njerëzit kryesor të Shtetit Islamik në Siri, të cilit i kishte siguruar informacione të rëndësishme rreth personelit ushtarak të SHBA-ve”, thuhet në deklaratën e Policisë. Ato të dhëna kompjuterike më pas u futën në funksion të grupit terrorist, të cilët filluan të kërcënojnë pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane.

aaa

Ferizi, kishte hyrë në Malajzi në gusht 2014 për të studiuar shkenca kompjuterike dhe forenzikë në një institut privat në kryeqytetin Kuala Lumpur.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në 35 vjet burg, kanë thënë autoritetet e Drejtësisë Amerikane, ku tanimë ai është transferuar nga Malajzia.

Ferizi, i cili është i njohur me pseudonimin e tij “Th3Dir3ctorY,” besohet të jetë lider i një grupi të hakerëve në internet të quajtur “Kosova Hacker’s Security”.

Midis qershorit dhe gushtit 2015, Ferizi kishte pajisur me informacione të vjedhura nga Ushtria Amerikane, Junaid Hussainin, i njohur gjithashtu si Abu Hussain al-Britani, një anëtar kyç dhe haker që punonte për ISIS-in, i cili besohet të jenë vrarë në fund të gushtit.

Më parë në muajin gusht, Hussain kishte postuar një cicërimë në Twitter ku thoshte se “Ushtria dhe Qeveria Amerikane janë hakuar nga hakerët e Shtetit Islamik”, ku kishin siguruar një dokument prej 30 faqesh.

Në bazë të atij dokumenti ISIS pretendonte se kishte siguruar të dhëna për zyrtarë amerikanë, si adresat dhe të dhëna të tjera të rëndësishme konfidenciale, të dhëna të cilat i ishin kaluar më pas udhëheqësve të Kalifatit Islamik.

Duke u bazuar në këto të dhëna grupi terrorist kërcënonte këta zyrtarë amerikanë se do t’i godiste shumë shpjetë dhe në tokën e tyre në SHBA.

Zyrtarët amerikan thonë se ky rast është i pari i këtij lloji, dhe ata e bëjnë përgjegjës Ferizin për vjedhjen e informacioneve përmes të cilave kishin synim sulmin ndaj punonjësve të shtetit amerikan.

Arrestimi i kosovarit 20 vjeçar i cili hakoi softuerët e Shtetit Amerikan, sot është bërë ndër lajmet kryesore në mediat ndërkombëtare. /lajmi.net