Kusari: VV dhe Qeveria Kurti janë fajtorët e vetëm për gjendjen në RTK
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për gjendjen në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Në një reagim publik, ajo tha se punëtorët e RTK-së po mbahen peng nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti. “Krejt çka duhet është Kurti me nënshkru vendimin e njëjtë që e ka nënshkru para…
 
                        Lajme
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për gjendjen në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Në një reagim publik, ajo tha se punëtorët e RTK-së po mbahen peng nga vendimi i kryeministrit Albin Kurti.
“Krejt çka duhet është Kurti me nënshkru vendimin e njëjtë që e ka nënshkru para tre muajsh. As ma pak, as ma shumë,” ka shkruar Kusari, duke shtuar se “VV dhe qeveria Kurti janë fajtorët e vetëm për gjendjen në RTK”.
Sipas saj, qeveria ka pasur vite në dispozicion për të reformuar transmetuesin publik, por nuk e ka bërë, “sepse ka dashur ta kontrollojë”.
Ajo e ka quajtur këtë një “dështim të dyfishtë” dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë “lajmeve propagandistike” të RTK-së që, sipas saj, “as militantët e VV-së nuk i besojnë më”.
Postimi i plotë:
A do te paguhen punetoret e RTK-se sot apo VV do te vazhdoje te ushtroje presion politik permes presionit financiar?
Krejt cka duhet eshte Kurti me nenshkru vendimin e njejte qe e ka nenshkru para tre muaje. As ma pak as ma shume.
VV dhe qeveria Kurti jane fajtoret e vetem per gjendjen ne RTK.
E kane pase gjysme dekade kohe me bo transmetuesin shembull por s’kane dashte, sepse kane pase qejf me e kontrollu. As se kane rregullu, e as se kane vendose plotesisht ne kontrolle qysh kane qejf. Pra deshtim i dyfishte nga ta.
Kur t’i shihni ‘lajmet’ ne RTK ku thone opozita i ka fajet per gjendjen ne RTK, mos i besoni. Ato jane propagande e poshter e VV-se qe as militantat e vet se besojne ma./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      