Kusari: Sot testohet pavarësia e bordit të RTK-së, zgjidhet kryetari dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se sot bordi i RTK-së, do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm. Kusari, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësia e bordit të…
Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se sot bordi i RTK-së, do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm.
Kusari, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.
Postimi i saj i plotë:
Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.
Bordi i RTK-së e publikoi njoftimin për mbledhje, jo tri ditë më herët, por vetëm një ditë më herët. Shnosh, kanë mujtë edhe mos me na lajmëru hiç.
Atëherë, sot mbledhja e bordit të RTK-së mbahet në orën 17:30. Do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm.
Ju ftoj të mos paragjykoni derisa t’i shohim vendimet e para të bordit.
Unë, sigurisht, do të shkoj ta monitoroj dhe do t’ju mbaj të informum, tha Kusari./Lajmi.net/