Kusari: Qasje e rrezikshme e VV-së ndaj kryetarit të AGK-së, kështu nuk përmirësohet pozita e Kosovës në indeksin global – përkeqësohet
Juristja e medias Flutura Kusari, ka reaguar ndaj sulmit që po i bëhet Xhemajl Rexhës, kryetarit të AGK-së, nga figura të Vetëvendosjes. Kusari thotë se VV pas publikimit të këtij indeksi në vend se të reagoi, po targeton kryetarin e AGK-së për t’ia hedhur fajin për rënien në këtë raport. Ja shkrimi i saj: “Kosova…

Lajme
Juristja e medias Flutura Kusari, ka reaguar ndaj sulmit që po i bëhet Xhemajl Rexhës, kryetarit të AGK-së, nga figura të Vetëvendosjes.
Kusari thotë se VV pas publikimit të këtij indeksi në vend se të reagoi, po targeton kryetarin e AGK-së për t’ia hedhur fajin për rënien në këtë raport.
Ja shkrimi i saj:
“Kosova ka ra 24 vende në indeksin e lirisë së shtypit. Është më së keqi në rajon, në vendin 99, krah për krah me vende afrikane.
Kur ne të gjithë presim reflektim, si reagon VV-ja?
Reagon duke e targetu kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Xhemajl Rexha, me qëllim që të fajsohet ai për rënien në indeks. Kjo qasje është e rrezikshme.
Xhema është gazetar profesionist, me integritet të lartë dhe i cili që katër vite punon ditë e natë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.
Kështu nuk përmirësohet pozita e Kosovës në indeksin global. Përkeqësohet.
Ky targetim i tij duhet të regjistrohet nga AGK.
P.S njëjtë paten reagu vitin e kaluar”, shkruan Kusari.