Kusari: Mospjesëmarrja në votim nuk përkon me përgjegjësinë që kanë marrë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimosa Kusari-Lila, ka kritikuar deputetët të cilët po bojkotojnë pjesëmarrjen në procesin e votimit brenda Kuvendit. Ajo tha se veprimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me përgjegjësinë që e kanë marrë përmes votës së qytetarëve. “Po e ripërsërisim disa herë që po vijmë për të votuar. Nëse kjo…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimosa Kusari-Lila, ka kritikuar deputetët të cilët po bojkotojnë pjesëmarrjen në procesin e votimit brenda Kuvendit.
Ajo tha se veprimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me përgjegjësinë që e kanë marrë përmes votës së qytetarëve.
“Po e ripërsërisim disa herë që po vijmë për të votuar. Nëse kjo situatë vazhdon në një formë amullie të paqartë po tregon që mos pjesëmarrja në votim e tyre nuk përkon me pozicionin që kanë marrë. Nuk po votojmë për kryetare të Kuvendit, por për procedurë”, deklaroi Kusari-Lila, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve institucionale.
Duke komentuar referencat e fundit ndaj një deklarate të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Kusari-Lila kritikoi mënyrën se si ajo po përdoret në debatin e brendshëm politik.
“Referenca që po i bëhet ri-përsëritjes së deklaratës së presidentit Trump, ku i referohet një marrëveshje në kohën e tij… Kjo çka po ndodh këtu është përgjegjësi e një klase politike të përbashkët dhe të përdorët një deklaratë e tillë në luftën e brendshme politike më duket paksa absurde”, përfundoi Kusari-Lila.