Kusari-Lilës i pengon që ish-opozita po diskutojnë në Kuvend: Nuk lejohet debat parlamentar, s’po marrin pjesë në votim
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë me kritika të ashpra ndaj opozitës pas dështimit të 45-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por pa reflektuar për rolin e pozitës në këtë krizë të zgjatur institucionale. Në vend se të adresojë mungesën e vullnetit politik nga ana e partisë në pushtet për…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë me kritika të ashpra ndaj opozitës pas dështimit të 45-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por pa reflektuar për rolin e pozitës në këtë krizë të zgjatur institucionale.
Në vend se të adresojë mungesën e vullnetit politik nga ana e partisë në pushtet për të gjetur një zgjidhje, Kusari-Lila u përqendrua në kritika procedurale ndaj deputetëve opozitarë, duke u munduar të zhvendosë vëmendjen nga përgjegjësia e Qeverisë, transmeton lajmi.net
“Është e qartë në rregullore se seanca konstituive nuk parasheh debat parlamentar. Ka vetëm proces votimi. Opozita nuk po merr pjesë në votim dhe për më tepër po mban diskutime, çka përbën shkelje të dytë,” deklaroi ajo.
Deklarata e Kusari-Lilës vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me një krizë të thellë politike dhe institucionale, ndërsa partitë politike akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadë, pa arritur asnjë marrëveshje konkrete për formimin e institucioneve./lajmi.net/