Kusari Lilaj i quan fabrikime audio-incizimet me Radojiciqin: Ju pa Listën Sërbe nuk po mundeni me bë asgjë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilaj është deklaruar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas publikimit të audio-incizimeve mes bisedës së saj dhe të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radojiciq. Ajo ka thënë se të gjitha këto janë shpifje, fabrikime dhe nxitje për urrejtje e që sipas saj opozita po mundohet…

Lajme

10/10/2024 11:54

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilaj është deklaruar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas publikimit të audio-incizimeve mes bisedës së saj dhe të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radojiciq.

Ajo ka thënë se të gjitha këto janë shpifje, fabrikime dhe nxitje për urrejtje e që sipas saj opozita po mundohet të ia atribuoj VV-së bashkëpunimin e vetë atyre me Listën Serbe.

“A e dini ju që Slavko Simiç prej 2021 nuk është ul në këto ulëse. A e dini ju që Milan Radojiciq është i përndjekur dhe nuk mund të hyj në Kosovë. Time pjesa e Qeverise që je kanë ti e ka prit Listën Serbe në Kuvend deri në orët e vona me ardh Vuciqi me ta votu Ramushin me ta bë Kryeministër. Kjo që ka dal dje është fabrikim i plotë, imagjinojeni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojiciqit, imagjinojeni kur të dalin fotot e dhuratave për fëmijët e Radojiciqit”, ka thënë Kusari Lilaj.

Ajo ka thënë se për Qeverinë Kurti, Lista Sërbe nuk ka asnjë efekt por sipas saj opozita nuk po mundet pa të, shkruan lajmi.net.

“Ju duheni me u përgjigj se si është e mundur që koordinimi për këto materiale po bëhet përmes zyrtarëve te juaj, kur të del kjo përgjigje hajdi kërkoni përgjegjësi nga dikush tjetër. Linçimet që po i bëni veç po ia rritni kredibilitetin kësaj qeverie. Kush po mundohet me ia pastru personalitetin Simicit dhe Radojciqit, jo na jeni gabim. Mundësia me u deklaru Slavko simicit në televizione në prime time dhe me i besu më shumë së deputetes së Kuvendit të Kosovës është gabim, por ka pare shumë në pyetje dhe ju e dini sa. Ju mundeni mos me votu kurgja veq po tregoni që pa Listën Serbe nuk po mundeni me bë kurgja”, ka deklaruar Kusari-Lilaj para deputetëve të Kosovës. /Lajmi.net/